A është filmi 'Cold Pursuit' fundi i karrierës së Liam Neeson si hero i filmave aksion?

  • 13 February 2019 - 18:11
A është filmi 'Cold Pursuit' fundi i karrierës së Liam Neeson si hero i filmave aksion?

Filmi i tij më i fundit i aksionit triler, me titull "Cold Pursuit", ka debutuar me vetëm 10.8 milionë dollarë amerikanë

Aktori i filmit 'Taken' ka ndërtuar një industri gjatë dekadës së kaluar, duke aktruar njeriun që përfshihet nëpër situatat e ndryshme, por se filmi i tij i fundit ka debutuar me vetëm 10.8 milionë dollarë gjatë fundjavës midis 8 dhe 10 shkurtit. Karriera e Liam Neeson kishte një kthesë befasuese në fund të janarit 2009 kur filmi "Taken" si një uragan i vërtetë pushtoi arkat e filmit, duke e shndërruar aktorin e filmit "Schindler's List" në një aktor të hatashëm të filmave aksion.

Një dekadë më pas, pushtimi i Neeson si një hero të filmave aksion po venitet. Filmi i tij më i fundit i aksionit triler, me titull "Cold Pursuit", ka debutuar me vetëm 10.8 milionë dollarë amerikanë në kinematë vendore gjatë fundjavës, që është shfaqja më e keqe e tij në epokën e pas filmit "Taken". "Shkala e rrëshqitjes së Neeson në arkat e filmit po dobësohet", ka thënë analisti i arkave të filmit Jeff Bock nga "Exhibitor Relations". "Aktorët e vjetër të filmave aksion nuk vdesin kurrë... ata vetëm se mund të bëjnë vazhdime. "Taken 4""? 

Shifra senzacionale

Analizat e hershme kanë sugjeruar se filmi "Cold Pursuit" ishte në telashe që nga fillimi, kur aktori Neeson, 66 vjeç, ishte përfshirë në një ngjarje kontroverse kur gjatë javës së kaluar kur kishte bërë të ditur se dikur kishte menduar 'hakmarrjen' ndaj një personit me ngjyrë.

Neeson kishte tentuar të shpjegonte më pas se përse ai nuk ishte racist, por se kjo nuk e kishte ndaluar "Lionsgate" nga heqja e një pjesës së tepihut të kuq në premierën e "Cold Pursuit", që ishte mbajtur në qytetin e Nju Jorkut, në tentim për ta distancuar veten nga deklaratat e aktorit. Në fillim të vitit 2009, filmi i "20th Century Fox's", me titull "Taken", kishte debutuar me 49.5 milionë dollarë që ishte një nga debutimet më të mira për muajin janar. "Taken" - kujtohet nga fjalët,"Unë kam një set të veçantë të shkathtësive... do t'ju kërkoj, do t'ju gjej dhe do t'ju vras" - në tregun global nga biletat kishte fituar hiq më pak se 226 milionë dollarë.

Në krejt Hollivudin, studiot tjera ishin vënë pas aktorit për të bërë edhe ndonjë film me Neeson. 'Warner Bros', me filmin "Unknown", ka debutuar me 21.9 milionë në vitin 2011 rrugës për të bërë 222.4 milionë në mbarë botën, pasuar nga 'Open Road Films' me 'The Grey me 19.2 milionë në vitin 2012 (filmi i 'Fox', me titull "Taken 2", po ashtu në vitin 2012, kishte debutuar me 49.5 milionë dhe kishte fituar një shifër sensacionale prej 377.8 milionë dollarë amerikanë në mbarë globin).  

Vjetërsia e filmave

Filmi i kompanisë "Universal", me titull "Non-Stop", është lansuar me 28.9 milionë dollarë në vitin 2014 dhe në mbarë globin nga shitja e biletave ka fituar 222.4 milionë, derisa "Taken 3" ka debutuar me 39.2 milionë dollarë, duke fituar 327.7 milionë dollarë nga shitja e biletave. Përderisa Neeson kishte marrë edhe filma tjerë, më shumë ambicioz ishte ai në filmin e Martin Scorsese, me titull "Silence", në vitin 2016 dhe duke pasur rolin kryesor në filmin e vitit 2017 "indie Mark Felt: The Man Who Took Down the White House".

Megjithatë, deri në vitin 2015, shenjat filluan të dëshmojnë se fuqia e Neeson në filmat aksion dukeshin, të vjetër. Filmi i 'Warrner' me titull 'Run All Night' në muajin mars kishte debutuar me 11 milionë dhe në mbarë globin kishte fituar vetëm 67 milionë. Vitin e kaluar, filmi aksion i kompanisë "Lionsgate'', me titull "The Commuter", kishte bërë më mirë në debutim, me 13.7 milionë, para se ta përfundonte qarkullimin e tij nëpër botë, duke fituar hiç më pak se 120 milionë dollarë amerikanë nga shitja e biletave.

(Kosova Sot)