"Gardhi" garon për "Kalorësin e artë" në Dresden

  • 14 February 2019 - 08:48

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Dresden është stacioni i radhës i "Gardhit". Filmi nën regji të Lendita Zeqirajt është në garë zyrtare në edicionin e 31-të të këtij festivali.

Do të jetë premierë gjermane. Suksesi i këtij filmi vjen edhe pas atij të shikueshmërisë në platformat online. Para pak ditësh "Gardhi" u lansua në platformën online "Vimeo". Për vetëm 24 orë kishte mbledhur 52 mijë shikime, përderisa për dy javë numri i shikuesve ka tejkaluar çerekmilionëshin.

Në 'Dresden International Shortfilm Festival', që do të mbahet prej 9 deri më 14 prill, garon për "Golden Horsemen" (Kalorësin e artë) me 47 filma të tjerë, disa edhe të nominuar për "Oscar" - siç është rasti i filmit kanadez "Fauve" të Jeremy Comte - e fitues në festivalet e njohura si ai në Cannes, Berlin e Toronto. 

(Kosova Sot)