Rina Lipa, 17- vjeçarja në ballinën e
Rina Lipa, motra e këngëtares Dua Lipa, nuk dëshiron të mbetet vetëm një emër tjetër i thjeshtë. Rina së fundmi ka dalë në ballinën e "Red Milk Magazine", në edicionin e muajit shkurt.
Rina gjithmonë ka qenë përkrahëse e Dua Lipës ndërsa duket se tash synon edhe vetë të krijojë imazhin e saj. Ajo duket e mahnitshme në këtë fotosesion në Los Angeles.
"Red Milk Magazine" kësisoj i ka dhënë hapësirë Rinës, 17- vjeçare, e cila thotë në këtë numër se aspiron të bëhet një aktore në të ardhmen.
(Kosova Sot)