Intervistë për 'Kosova Sot' me të dashuruarit e shekullit Mihrije Braha&Naim Abazi:'Dashuria pa kushte na bën që të jemi të pandarë nga njëri-tjetri' (Foto/Video)

  • 14 February 2019 - 18:58
Intervistë për 'Kosova Sot' me të dashuruarit e shekullit Mihrije Braha&Naim Abazi:'Dashuria pa kushte na bën që të jemi të pandarë nga njëri-tjetri' (Foto/Video)

Tri gjërat e përbashkëta janë përkushtimi, sinqeriteti, dashuria

Për Ditën e të Dashuruarve, që simbolikisht shënohet më 14 shkurt, çifti i njohur i estradës, Mihrije Braha&Naim Abazi, në një intervistë për "Kosova Sot", shpalosin shumë të pathëna rreth jetës së tyre private. Çfarë kanë të përbashkët, cila është dhurata më e çmuar që ia kanë dhuruar njëri-tjetrit, çfarë janë duke përgatitur etj.

Image

Dashuria, ndjenja më e fuqishme në këtë botë, si një nga pasionet më ekzaltuese që tërheq njeriun drejt ekstremit më tepër se çdo pasion tjetër. I dashuruari beson, arsyton, duron dhe shpreson…

Tridhjetë e katër vite të dashurisë,  të çiftit të njohur të estradës muzikore shqiptare Mihrije Braha dhe Naim Abazi, e pasqyrojnë qartë, modelin e suksesshëm të një çifti të konsoliduar bashkëshortor.

Nga viti 1985 filluan të bashkëjetojnë, gjersa në vitin 1992 e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, fryt i të cilës është djali i tyre Platori, që për ta është drita e syve.

Ndër vite Mihrija&Naimi, kanë realizuar një sërë këngësh së bashku,  përmendim këtu: "Rob i dashurisë",  "Ç'ka kisha bë pa ty", "Plak u bëfsha", e shumë të tjera, që ata i bëjnë ndër çiftet më të pëlqyera dhe njëkohësisht më të komentuara nga estrada.

Për ditën e të dashuruarve, që simbolikisht shënohet me datë 14 shkurt, çifti i njohur i estradës Mihrije Braha&Naim Abazi, në një intervistë për "Kosova Sot", shpalosin shumë të pathëna  rreth jetës së tyre private.

Çfarë kanë të përbashkët, cila është dhurata më e çmuar që ia kanë dhuruar njëri-tjetrit, çfarë janë duke përgaditur, për këto dhe shumë pyetje tjera, ju ftoj a lexoni përgjigjjet në vijim.

Image

“Kosova Sot”: Nëse dikush do të pyeste: “Cila është gjëja më e mrekullueshme te partneri juaj, që ju bën ta doni më shumë? Çfarë do ti thoje?

 Mihrija: Oh… Naimi, më bënë që mbi çdo gjë ta dua jetën me kuptimin që i jep ai.

Naimi: Hahaha, unë shpesh i them Mihrijes, se ti je kuptimi i jetës sime, andaj  jeta me ty është  mrekullia që më ndodh nga momenti që e kam njohur.

 

Image

“Kosova Sot”: Emëroni tri gjëra të përbashkëta që keni me partnerin tuaj?

Mihrija: Përkushtimin sinqeritetin dashurinë.

Naimi: Pse mi more fjalët Mihrije? Punën, besnikërinë dhe  dashurinë.

Image

“Kosova Sot”: Cila është dhurata më e "çmuar" që keni pranuar nga njëri-tjetri për "Shën Valentin"?

 

Mihrija: Një herë një Mercedes benz…!

Naimi: Lule dhe dhe puthje s'dua më shumë!

Image

“Kosova Sot”:Cila ka qënë çmënduria më e madhe që keni ndërmarrë në jetën tuaj?

 

Mihrija: Jo çmendurira jo, por unë provoj gjëra edhe jashtë meje, shpesh duke thyer tabu.

Naimi: S' bëjë çmendurina?  Jam shumë koprac në këtë gjë.

Image

“Kosova Sot”: Nësë një "glob i kristaltë" do t'ua tregonte të vërtetën e të ardhmës tuaj, çfarë do të kishit dëshirë të kuptonit?

Mihrija: Do të doja të mbetet kështu,  por mbi të gjitha ardhmërinë e Platorit do të doja ta kisha në këtë glob.

Naimi: Le të mbetet kështu më mirë, sepse njeriu është egoist dhe do ti bënte lëmsh gjërat.

Image

“Kosova Sot”:Nëse ju do të shkruanit çdo gjë që ju ka ndodhur deri më tani, besoni se njerëzit do të donin ta lexonin?

Mihrija: Është duke u bërë diçka e këtillë por …!

Naimi: Do të doja të isha më konsekuent në të shenuarit e ndodhive të mia por ...!

 “Kosova Sot”: Cila këngë romantike e përshkruan lidhjen tuaj, ndoshta që tash e sa vite e dëgjoni më ëndje?

Mihrija: “Çka kisha ba pa ty”

Naimi:  “Çka kisha ba pa ty”

Image

 “Kosova Sot”: Cila është arritja më e madhe në jetën tuaj bashkëshortore?

Mihrija: Dashuria e pafund  dhe e  kurorëzuar  me emrin: Plator.

Naimi: E mori Mihrija tanimë përgjigjen time, ashtu siç ma ka marrë zemren.

 

Image

 “Kosova Sot”: Po të kishit mundësi të zgjidhni një vend në botë për ta shijuar një natë larg vendlindjes, cilin do ta preferonit?

Mihrija: E kemi një vend në Florida, por rrallë ndodhë.

Naimi: Në Aruba.

 

Image

“Kosova Sot”: Të nderuar Mihrije dhe Naim si çift i konsoliduar tash e sa dekada, jeni model për shumë të dashuruar, por cili është  çelësi për një lidhje të suksesshme?

Mihrija: Dashuria pa kushte, dashuria prej zemre e shpirti.

Naimi: Dashuria e madhe, për njëri - tjetrin.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

 

(Kosova Sot)