Kim Knoppers kuron Marubin

  • 15 February 2019 - 08:53
Kim Knoppers kuron Marubin

Historiania e arti dhe kuratore në Muzeun e Fotografisë FOAM në Amsterdam, Kim Knoppers, nuk do të tërhiqej nga fotot e Marubit, qëkur pa për herë të parë një të tyre.

Knoppers do të kurojë ekspozitën "Dinastia Marubi - 100 vite të studios fotografike shqiptare", një përzgjedhje imazhesh nga arkiva të viteve 1856- 1959, që kanë qenë pjesë e ekspozitës me të njëjtin titull të hapur në Muzeun e Fotografisë FOAM Amsterdam, më 2016.

Ekspozita do të hapet më 15 shkurt në hapësirën e Muzeut Marubi. Kim Knoppers është një emër i njohur në fushën e arteve pamore.

(Kosova Sot)