Si u gjet libri i holokaustit ku tregohet që serbët vranë 500 000 shqiptarë

  • 15 February 2019 - 13:50
Si u gjet libri i holokaustit ku tregohet që serbët vranë 500 000 shqiptarë

Leo Freundlih, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912- 1913. Holokausti mbi shqiptarët. Serbët vranë 500 000 njerëz. Libri i tij "Akuza që ulërijnë" dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Ebraik.

Masakrat që ndërmorën serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtën e vitit 1912. Kopja e vetme e librit të Freundlih "Akuza që ulërijnë", i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojte të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë.

Ky libër njohu botim në tri gjuhë

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysmë milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. I revoltuar ai ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e quajti "Golgotha Shqiptare", e që u shoqërua nga masakra të atij tipi që nuk i kishte njohur bota më parë. "Unë e dënoj dhunën që ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgothe tjetër" - thotë shkrimtari hebre. Vetëm pas 10 vjetësh, pikërisht në vitin 1992, ky libër njohu botim në tri gjuhë, në saj të ndihmës së jashtëzakonshme të gjermanit Hans Peter Rullman me banim në Hamburg. 

Synimet ruse dhe serbe në Ballkan

Botimi në anglisht u bë në saj të zotit Steve Tomkin, kroat i lindur në Kosovë. Në kroatisht libri i përkthye dhe u botua nga mjeku Dr. S Leban, i lindur në Bosnje. Ndërkohë që përkthimin në shqip e realizoi Riza Lahi, nën sponsorimin e Xhafer Kastratit nga Kosova dhe përkujdesjen e shtypshkronjës "Eurorilindja" në Tiranë. Pas traktatit të Shën Stefanit mes Turqisë që humbi luftëra të njëpasnjëshme dhe Rusisë fituese, kombi shqiptar u vu në rrezik të jashtëzakonshëm, pasi aleatja ballkanike e perandorisë së Carëve Serbia, kërkoi të zgjeronte zotërimet e veta për tu kthyer në një fuqi ballkanike dhe evropiane, megjithëse kishte një popullsi vetëm 900 mijë banorë.

Por nëse deri në vitin 1911 synimet ruse dhe serbe në Ballkan do të dështonin, kjo nuk erdhi për meritë të Perandorisë Turke nën të cilën ndodhej Shqipëria, por thjesht nga fakti që shqiptarët me anë të Lidhjes së Prizrenit më 1878 nuk e lejuan një gjë të tillë dhe e kundërshtuan me armë. 

(Kosova Sot)