Ndërron jetë gazetari dhe tekstshkruesi i njohur Hivzi Krasniqi

  • 16 February 2019 - 20:04
Ndërron jetë gazetari dhe tekstshkruesi i njohur Hivzi Krasniqi

Pas një sëmundje të shkurtër, mbrëmë ka ndërruar jetë gazetari i njohur kosovar, Hivzi Krasniqi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Hivziu kohë më parë ishte pensionuar duke përfunduar karrierën e tij të gazetarit në Radio Kosovë.

Ai një kohë kishte punuar edhe në Radio Dukagjini, në studion në Prishtinë, e për pak kohë edhe në fillimet e punës së rtv 21.

Përveç si radio gazetar Hivziu ishte edhe autor i teksteve të këngëve, duke lënë pas vete mbi njëmijë tekste të këngëve.

Ceremonia e varrimit është zhvilluar sot në vendlindjen e tij, në Pejë.

 

 

(Kosova Sot)