Komuna e Kërçoves, nderon publicistin Qani Mehmedi (Foto)
Me rastin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Kërçoves, e ka nderuar publicistin e njohur Qani Mehmedi me Mirënjohje (Post Mortum), me motivacionin: "Zëri i nderit kërçovar, për mbrojtjen e kauzës së Kosovës", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Në ceremoninë e zhvilluar nga i pari i Komunës Fatmir Dehari, çmimin e pranoj këngëtarja dhe profesoresha Besiana Mehmedi, e cila me këtë rast falenderoj organizatorët për këtë çmim që ia atribuan babait të saj i cili një jetë të tërë ia kushtoj kauzës kombëtare.
(Kosova Sot)