Çdo gjë që duhet të dini rreth këtyre shpërblimeve

  • 19 February 2019 - 08:56
Çdo gjë që duhet të dini rreth këtyre shpërblimeve

Gati ka ardhur momenti që të ndahen shpërblimet kryesore filmike që do të transmetohet të dielën, më 24 shkurt

Me rastin e ndarjes së çmimeve BAFTA, Shpërblimeve të ndara nga kritikët dhe Globit të Artë, kemi parë aktoret dhe aktorët e etnive dhe ngjyrave të ndryshme duke u shpërblyer, prandaj diversiteti është duke depërtuar në një botë, e cila karakterizohej nga ngecja. Përkundër kësaj, disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë. Ka kaluar edhe një vit pa asnjë femër të nominuar në kategorinë e regjisorit më të mirë

Ceremonia e 91-të e ndarjes së çmimeve filmike të Akademisë vjen pas një viti monumental në industrinë e filmit. #MeToo dhe #TimesUp janë forcat shtytëse në trajtimin e pabarazisë dhe seksizmit në një industri, e cila tradicionalisht ka favorizuar fituesit meshkuj, të racës së bardhë. Fjalimet me rastin e marrjes së shpërblimit kanë shërbyer si përgjigje direkte ndaj qëndrimit të industrisë, sidomos ndaj femrave.

Me rastin e ndarjes së çmimeve BAFTA, shpërblimeve të ndara nga kritikët dhe Globit të Artë, kemi parë aktoret dhe aktorët e etnive dhe ngjyrave të ndryshme duke u shpërblyer, prandaj diversiteti është duke depërtuar në një botë, e cila karakterizohej nga ngecja.Përkundër kësaj, disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë. Ka kaluar edhe një vit pa asnjë femër të nominuar në kategorinë e regjisorit më të mirë. Eksitimi është gjithnjë e më i madh derisa na ndan më pak se një javë nga Nata e madhe. Ja një parashikim i asaj se çka mund të presim. 

Të nominuarit

Të nominuarit dhe fituesit potencialë pak a shumë kanë qenë të njëjtët në bordet e të gjitha eventeve. Kryesojnë filmat "Roma" dhe "The Favourite", me nga dhjetë nominime secili. Olivia Colman mund të fitojë në kategorinë e Aktores më të mirë për rolin e saj si mbretëresha Anne në filmin "The Favourite", por gjërat mund të ndryshojnë duke shkuar në favor të Glenn Close-s, falë performancës së saj të dalluar në filmin "The Wife". Rami Malek (për rolin në filmin "Bohemian Rhapsody") është një pretendues i fortë për kategorinë e Aktorit më të mirë, por duke pasur parasysh kontroversin në të cilin është përfshirë regjisori i filmit, ai mund të mbetet duarthatë. 

Mungesa e prezantuesit

Komiku Kevin Hart dha dorëheqje si moderator i eventit të sivjetmë të çmimeve Oskar, pas një kontroversi. Hart ishte vënë para një ultimatumi, ose të kërkonte falje për postimet homofobike që i kishte bërë në të kaluarën, ose do të mbetej pa punë. Ai refuzoi që të kërkonte falje, me arsyetimin se, më parë, këtë e kishte bërë disa herë. Për këtë shkak, për herë të parë që nga viti 1989, ceremonia Oskar do të zhvillohet pa moderator. Sipas "Variety", producentët tani do të jenë të detyruar që të përzgjedhin një numër aktorësh të njohur, për të prezantuar segmente të caktuar të shpërblimeve.

Kontroversi tjetër

Organizatorët e eventit kanë anuluar një vendim të mëparshëm për të ndarë katër shpërblime gjatë pauzave për reklama, pasi u ballafaquan me një reagim të ashpër nga faktorët e Hollivudit. Prezantimi për "live action short", kinematografi, editim dhe, grim e flokë, do të transmetoheshin online në përpjekje për të shkurtuar transmetimin e sivjetmë TV për 24 shkurt. Megjithatë, me dhjetëra regjisorë, kinematografë dhe aktorë e kishin kritikuar këtë vendim, për çka edhe organizatorët kishin ndërruar vendimin e tyre. 

Të nominuarit në kategorinë e Këngës më të mirë

Në atë që duket të jetë pjesa qendrore e mbrëmjes, Bette Midler do të performojë këngën "The Place Where Lost Things Go", këngë që së pari është performuar nga Emily Blunt në filmin "Mary Poppins Returns". Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, e dimë se Lady Gaga dhe Bradley Cooper do ta performojnë këngën "Shallow" nga filmi "A Star Is Born", gjë që do të jetë performimi i tyre i parë zyrtar i kësaj kënge, që nga bërja e filmit. 

Qilimi i kuq

Qilimi i kuq do të jetë vendi ku do të bëhen fotot dhe IMAGE.ie do ta mbulojë këtë event në këtë fushë. Mund ta vizitoni këtë ueb sajt për të parë fotot në kohë reale. 

(Kosova Sot)