Ky është libri më i frikshëm, kujdes!

  • 19 February 2019 - 10:57
Ky është libri më i frikshëm, kujdes!

Zakonisht makthet gjithmonë i paramendojmë natën, edhe personazhi i Frankensteinit u krijua natën. Krejt persoanzhet horror pothujase tmerrin e arrijnë natën. Xhek Kasapi vriste prostitua natën. Autori Ilir Muharremi, në romanin “Psycho” dhunën e ndërton natën. Konsiderohet si libër më i frikshëm dhe më i tmerrshëm. Plot makthe dhe vrasje. “Personazhin kryesor e kam ndëruar nga ëndrrat”, thoshte autori. Në vazhdim po ju sjellim një fragment të frikshëm dhe të tmerrshëm nga ky roman:

“Kjo më pëlqen, ky zë i vërtetë i dhimbjes. Më parë dua t’i thyej këmbët, prit të marr një çekiç, dhe më trego se cilën këmbë zgjedh zonjë? Ndoshta asnjërën, por të dyja përnjëherë. Ja ta vendos një dërrasë në mes tyre dhe t’i godas në mes shputat e këmbëve. Ashtu, uh zë më të çuditshëm nuk kam dëgjuar zonjë. Tash të mpihen mirë dhe bëhesh një me dhimbjen. Mos e injoro dhimbjen sepse po e injoron të vërtetën.

Shtriju në divan ngadalë. Ashtu. E sheh çfarë është t’i bësh lirisë përdorim të çinteresuar. Kështu është e shkruar, unë gjithmonë të jem pushtuesi dhe tjetri skllavi, pastaj viktima. A më fal zonjë? Natyrisht se po, vetëm se kjo falje pastaj shndërrohet në hakmarrje. Shumë keq, tepër keq. M’i fal këto pakujdesia, sepse nuk e di as unë çfarë po bëj. Lirinë nuk e po e shoh si shpërblim, e as festë, e as ndonjë ëmbëlsirë, por torturë e lindur nga vetmia monotone...” 

(Kosova Sot)