Ndërron jetë marinari i puthjes së famshme në "Times Square"

  • 21 February 2019 - 15:46
Ndërron jetë marinari i puthjes së famshme në

 Ka ndërruar jetë në moshën 95- vjeçare marinari i marinës amerikane, George Mendonsa, i njohur në botë për fotografinë e famshme të puthjes së tij me një vajzë. Mendonsa vdiq të dielën pas një infarkti në zemër, vetëm disa ditë përpara se ai të mbushte 96 vjet, ka pohuar vajza e tij Sharon Molleur. Fotografia e famshme e marinarit amerikan, u shkrep kur në 1945 ai puthi një vajzë në sheshin "Times Square" në New York, në ditën e njohur si e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ndryshe 14 gushti njihet si dita kur Japonia kapitulloi zyrtarisht ndaj SHBA-ve.

(Kosova Sot)