Skocia me mungesë të profesorëve të matematikës

  • 14 November 2017 - 20:01
Skocia me mungesë të profesorëve të matematikës

Shkollat në Skoci do të përballen me vështirësi për shkak të shkurtimeve të numrit të mësuesve të matematikës, meqë më shumë gjysma e numrit të nevojshëm nuk është plotësuar, ashtu si është gjetur nga statistikat e Ministrisë së Arsimit atje, transmeton Kosova Sot Online

Qeveria e Skocisë tregoi që vetëm 112 vende pune nga 237 gjithsej në fushën e mësuesve të matematikës u plotësuan në vitin shkollor 2017/18, 47% e targetit. Kjo është shumë e ultë në krahasim me vitin e kaluar që shënonte një përqindje prej 72.

I njëjti problem duket se ësht edhe me mësuesit e anglishtes.

John Sëinney, ministri i Edukimit, tha që statistikat janë shqetësuese, mirëpo shqetësimi më i madh mbetet lënda e matematikës.

(Kosova Sot)