''Ish-Prokurori i Përgjithshëm ka diplomë të falsifikuar'' - Lajme - Kosova Sot

''Ish-Prokurori i Përgjithshëm ka diplomë të falsifikuar''

Pas debateve të ashpra politike lidhur me zgjedhjen e Kryeprokurores së Re të përkohshme Arta Marku, organi i akuzës vijon të jetë në qendër të vëmendje për ‘shkundjen’ që këtij institucioni po i bëhet.

Emisioni “JAVA” në RTSH kishte pikërisht zhvillimet në prokurori një prej temave të diskutuara. Por teksa e gjithë vëendja është përqendruar te Kryeprokurorja e Përkohshme, një informacion i ri është zbuluar për ish-Kryeprokurorin Llalla.  “Java” ka zbuluar se ish-kreu i akuzës është me diplomë të falsifikuar.

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje lidhur me diplomën e Kryeprokurorit.

“Një nga detajet që është duke hulumtuar komisionet e vettingut, është fakti që Shqipëria ka pasur një prokuror që ia dimë shkollën e lartë po nuk e dimë ku e ka bërë shkolën e mesme. Në shkollë rezulton numri i amzës, por nuk gjenden regjistrat mësimorë. Vendi i dytë u gjendet ëhstë fakulteti i shkollës së lartë, në sekretari kanë shkuar dhe nuk e kanë gjetur dosjen. Dyshohet që Shqipëria ka pasur për 5 vjet një kryeprokuror që nuk ka bërë shkollën e mesme”, tha Hoxha në “Java”. 

(Kosova Sot)

12 orë e 13 minuta më parë
10/12/18