I vetëvrari dje në Gjakovë, i dërgoi bashkëshortes sms lamtumirës

  • 10 March 2018 - 15:26
I vetëvrari dje në Gjakovë, i dërgoi bashkëshortes sms lamtumirës
Një person i moshës 45 vjeçare, sipas policisë dyshohet se është vetëvrarë në Gjakovë.

Viktima është dërguar pa shenja jete dje në spitalin ‘Isa Grezda’ në Gjakovë. Dyshimet e para janë për vetëvrasje.

Polica ka thënë se posedon edhe një sms që i dyshuari ia dërgoi gruas para se ta kryente aktin

“Është raportuar se në spitalin e Gjakovës ka vdekur viktima mashkull K-shqiptar, i cili dyshohet që ka qëlluar vetën në kokë me një pistoletë. Në vendi e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Viktima para se të kryen aktin, i kishte dërguar një SMS lamtumire gruas së tij”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar si “hetim i vdekjes”.

(Kosova Sot)