Negociata të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë, ndërmjetësojnë gjermanët

  • 13 March 2018 - 17:37
Negociata të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë, ndërmjetësojnë gjermanët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të kryesuar nga Klaus Toepfer, ish-ministër gjerman i Ambientit, i cili është caktuar ndërmjetësues nga Qeveria Gjermane në zgjidhjen e problemit për çështjen e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Haradinaj falënderoi ish-ministrin gjerman për angazhimin e tij në këtë çështje, duke premtuar për një bashkëpunim lidhur me këtë.

Haradinaj ka siguruar se Qeveria që ai drejton do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të energjisë, duke potencuar faktin se ky problem shkakton edhe shumë probleme tjera në jetën e secilit, por edhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai kërkoi nga pala ndërkombëtare, por edhe nga Qeveria e Serbisë implementimin e marrëveshjes së Brukselit për Energji, e cila paraqet zgjidhje përfundimtare të problemeve të energjisë.

Sidoqoftë, rreth mosmarrëveshjes së fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e energjisë, e cila është negociuar në Bruksel e që ka që kohë nuk po implementohet nga Beogradi, janë marrë edhe mediet relevante botërore.

Përveç Kosovës, e cila i humb 17 milionë euro në vit, qytetarëve të vendeve të BE-së kjo po u kushton në një mënyrë tjetër, duke u shkaktuar telashe me matjen e kohës, respektivisht vonesa në punë për 6 minuta. 

Përveç New York Times, The Guardian, BBC dhe media tjera me këtë rast kuriozitet është marrë edhe mediumi italian “Ottimistierazionali.it”, që kërkoi ditë më parë e ka kërkuar opinionin e Bekim Çollakut, këshilltarit të Presidentit të Kosovës, i cili ka fajësuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjes, por edhe BE-së që po e shpërblen atë.

(Kosova Sot)