Nëna e dy fëmijëve krijon 'perandori ushqimore

  • 13 March 2018 - 18:56
Nëna e dy fëmijëve krijon 'perandori ushqimore

37-VJEÇARJA KA BËRË EMËR NË BOTËN E BIZNESIT

"Lista e gjërave që duhet të bëj është miku im më i mirë"

Pa asnjë hezitim mund të themi se Taline Gabrielian, 37 vjeçe, ka bërë emër në botën e biznesit. Themeluesja e kompanisë "Hippie Lane" ka më shumë se 500,000 ndjekës në 'Instagram', ka shkruar një libër tepër të suksesshëm të gatimeve dhe ajo që ka më së shumti rëndësi ka krijuar aplikacionin numër një të ushqimeve në botë.  

Image

Nuk i lë anash masazhet, jogën dhe kohën dedikuar vetëm vetes së saj 

Tani, ajo ka vendosur që të na tregojë se si udhëheq biznesin, derisa rrit dy fëmijët e saj, duke na treguar edhe në çka mbështetet për t'i thjeshtësuar detyrat e përditshme."Nuk mund ta mohoj faktin se kjo është sfiduese. Duhet të jesh tepër e organizuar dhe ta kesh një rrjet të mirë mbështetës", deklaron Gabrielian. "Thjeshtësimi, marrja e ndihmësve, si dhe një sjellje 'e mirë' ndaj vetes, krejt kjo ndihmon në aspektin e menaxhimit. Lista e gjërave që duhet të bëjë është miku im më i mirë, meqë ma ruan qetësinë dhe krijon rend në kaosin e përgjegjësive gjithnjë e më të mëdha. Më pas, është kujdesi ndaj vetes sime, ai që më ndihmon të mos dorëzohem. Nuk mund të jem as nënë e mirë, e as biznesmene e mirë, nëse në fillim nuk përkujdesem për veten time". Kjo në këtë rast nënkupton masazhet, jogën dhe kohën dedikuar vetëm vetes së saj. Femrat që synojnë ta nisin biznesin e tyre, Gabrielian i këshillon që ta analizojnë qëllimin e tyre dhe të kuptojnë aftësitë dhe misionin e tyre kryesor. Ajo po ashtu rekomandon sa më shumë lexim dhe studim. 

Image

Gabrielian asnjëherë nuk kishte përdorur ndonjë aplikacion recetash

Kjo ka bërë që kompania e saj, "Hippie Lane", të rritet gjithnjë e më shumë, nga viti në vit. Gabrielian asnjëherë nuk kishte përdorë ndonjë aplikacion recetash, para se në vitin 2014 vendosi ta lansonte një të tillë. Gjatë kërkimeve, ajo pa se shumë pak aplikacione ekzistuese përfshinin opsionet e shëndetshme. Duke përdorur vlerat dhe stilin e faqes së saj të 'Instagramit' si frymëzim, Gabrielian bisedoi me disa zhvillues dhe shpenzoi gjashtë muaj me ridizajnim dhe ripërpunim. Puna e saj u shpagua, meqë aplikacioni i saj ka më shumë se 50,000 shkarkime, duke u bërë aplikacioni numër një i ushqimeve në botë.  

(Kosova Sot)