Konjufca: Kompensimi që e bëri Qeveria në Hade është krim i organizuar

  • 14 March 2018 - 11:56
Konjufca: Kompensimi që e bëri Qeveria në Hade është krim i organizuar

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e ka quajtur krim të organizuar kompensimin që ia bëri Qeveria "Haradinaj" banorëve në Hade, kohë më parë

Siç tha ai, vendimin për kompensimin në Hade duhet ta hetojë prokuroria pasi aty thotë se ka edhe krim të organizuar. 

"Krejt fokusi ishte që tash u bë një zgjidhje dhe do të kemi thëngjill. Shumë mirë që kemi, se kem pas nevojë, mirëpo arsyetimi që do të kemi thëngjill e fsheh prapa një makinacion të manipulimeve, atje ka ndërtime pa leje për çka kemi pas një kompensim marramendës dhe ky ka qenë krim i organizuar. Qeveria e ka kollaj se parët e shtetit i dislokon me miliona, pra është një krim shumë i madh dhe vendimi i Qeverisë e ka zmadhu këtë krim", shtoi ai.

(Kosova Sot)