Grekët në "festë": Turqia po falimenton, ne ja dolëm

  • 14 March 2018 - 12:00
Grekët në

Mediat greke kanë shpërndarë një analizë të gazetarit Mikhalis Papanidis, i cili shkruan se ekonomia turke pritet të pësojë kolaps brenda pak vitesh nisur nga një serë faktorësh, të cilat ai i liston në shkrim.

"Goditjen më të madhe, ekonomia turke e ka marrë nga turizmi këto dy vitet e fundit. Në vitin 2015 Turqia u vizitua nga 40 milion turistë, të cilët futën në ekonominë turke 30 miliard dollar. Në vitin 2016 kjo shifër ra me 36 për qind dhe vazhdon të bjerë. GDP e Turqisë është e lartë, por ajo ka rënë nga 950 miliard dollar në vitin 2013 në 850 miliard dollar në vitin 2015"., - shkruan ai duke shtuar se Banka Qendrore e Turqisë vazhdon të injektojë para në ekonomi, të cilat nuk po sjellin ndonjë ndryshim të madh, ndërsa ndalet edhe tek kursi i këmbimit të monedhës turke me euron dhe dollarin si edhe borxhin e jashtëm.

"Në vitin 2009, një euro këmbehej me dy lira, kurse tani është mesatarisht 4.63 lira. Borxhi i madh i jashtë i Turqisë e bën atë vulnerabël ndaj ndryshimeve të kursit të këmbimit, kurse futja në lufte gjatë këtij viti ka rritur ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë. Fundi i ekonomisë turke është i afërt, kjo nisur edhe nga struktura sociale e Turqisë, por edhe nga ajo që po ndodh atje. Wshtë thjesht çështje kohe"., shkruan ai në portalin grek " Zouglas " duke marrë mjaft komente nga lexues, të cilët thonë se së shpejti do t'i shohin turqit në radhë siç u detyruan të qendronin edhe grekët vitet e fundit.

(Kosova Sot)