Aliu:Përmes dialogut dhe procesit të normalizimit Kosovë- Serbi, Serbia arriti t'i normalizojë marrëdhëniet me BE-në

  • 16 April 2018 - 15:53
Aliu:Përmes dialogut dhe procesit të normalizimit Kosovë- Serbi, Serbia arriti t'i normalizojë marrëdhëniet me BE-në
Po aq gjykim negativ ka edhe analisti Bislim Aliu. "Pa dyshim, Hashim Thaçi shpeshherë me deklarata të veta po del joserioz dhe në njëfarë mënyre po tallet me popullin, si kjo kur e përmendi pushkën ndaj Serbisë. Megjithatë, ai gjatë tërë kohës, sa ka qenë si kryeministër e tani edhe si president, nuk ka guxuar as me fjalë t'i përgjigjet Serbisë, e lëre më me pushkë!!! Ai ka ngritur gishtin kërcënues, por edhe duke zvarritur Gjuriqin, natyrisht në koordinim me Aleksandër Vuçiqin dhe agjentët e tij, kurse në të njëjtën kohë fshehtas negocion me Vuçiqin për pranimin e autonomisë territoriale serbe? Pushteti i Kosovës i kryesuar nga Hashim Thaçi në dialogun e Brukselit, asnjëherë nuk e ka pranuar platformën serbe, e cila mohon të drejtën e Republikës së Kosovës. Ai me paraqitjen tij gjoja se po kërcënon Serbinë, e në anën tjetër është vetë ai që pranon të bisedojë me Serbinë brenda kontekstit të kërcënimit të përhershëm të sovranitetit dhe të integritetit të Kosovës nga ana e Serbisë! Z. Thaçi me pushtetarët e tjerë ia mundësoi Aleksandër Vuçiqit dhe pushtetit të Serbisë që të bëhet faktori kryesor, pa të cilin nuk mund të formohet Qeveria e Kosovës?! Përmes dialogut dhe procesit të normalizimit Kosovë- Serbi, Serbia arriti t'i normalizojë marrëdhëniet me BE-në, duke zhvilluar negociatat për anëtarësimin e saj, ndërkaq Kosova me pushtetarë të korruptuar nuk i ka normalizuar marrëdhëniet me BE-në", është shprehur Aliu