A keni vërejtur sot baltë në vetura në Prishtinë?

  • 16 April 2018 - 15:54
A keni vërejtur sot baltë në vetura në Prishtinë?

Meteorologu Mendim Rugova ka dhënë shpjegim se çka ka shkaktuar ditëve të fundit pluhurosjen e veturave dhe të dritareve.

Ky është shkrimi i plotë i Rugovës:

Çfarë konstatimi për pluhurosjen e veturave?

Gazetari që ka postu këtë artikull, me argumente optike konstaton që pluhurosja e veturave ditëve të fundit është si rezultat i tymit nga tymtarët e "Kosovës B".

Këtyre ditëve, nga shkretëtirat e Saharasë, sasi të konsiderueshme grimcash të pluhurit kanë depërtuar mbi Mesdhe dhe mbi rajonin tonë (që vërehet edhe në pamje satelitore), sidomos gjatë ditës së djeshme dhe sot është koncentrimi më i madh, dhe këto grimca kanë shkaktuar këtë pluhurosje të ditëve të fundit. Poashtu me reshjet e shiut këto grimca kanë rënë edhe mbi sipërfaqe, ku shumë mirë mund të vërehet në vetura apo dritare.

Pluhuri nga Sahara është shkaktari i këtij pluhuri, i cili gjatë këtyre muajve ndodh të transportohet edhe mbi vendin tonë por edhe më në brendësi të kontinentit, për shkak të cikloneve që vijnë nga Afrika veriore dhe erërave të fuqishme që i shoqërojnë ato.

(Kosova Sot)