Tenton të rrëmbejë fëmijën, vëllai i mitur e shpëton (Video)

  • 12 May 2018 - 09:36
Tenton të rrëmbejë fëmijën, vëllai i mitur e shpëton (Video)

Rrëmbimi i fëmijëve në zonat e varfra të Kinës është një fenomen shqetësues për autoritetet, të cilat shpesh apelojnë qytetarët që të denoncojnë çdo dyshim.

Një rast i dyshimtë është filmuar në një zonë të Kinës juglindore, kur një person në pamje të parë duket se është një kalimtar i rastësishëm tërheq për krahu një fëmijë vogël që ka dalë për të luajtur bashkë me vëllain, vetëm pak më të madh.

Në video dallohet që fëmija kundërshton dhe fillon të rezistoj, por i dyshuari nuk e lëshon dhe vijon ta tërheqë deri në momenti që vëllai i tij fillon të bërtasë dhe kap për krahu vëllain e vogël.

Pas denoncimit të prindërve, mësohet se autori i dyshuar është arrestuar, por në polici ai ka deklaruar se thjesht po bënte shaka.

(Kosova Sot)