Kadriaj:Me këtë lloj qeverisje nuk pritet diçka më mirë - Lajme - Kosova Sot
Kadriaj:Me këtë lloj qeverisje nuk pritet diçka më mirë

Kadriaj:Me këtë lloj qeverisje nuk pritet diçka më mirë

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën "Kosova Sot" tha se me këtë lloj qeverisje nuk pritet diçka më mirë, sepse Udhëzimi Administrativ përveçqë ka rënë në kundërshtim me konkurrencën e lirë, njëherësh është edhe antiligjor, sepse nuk ka logjikë që Udhëzimi Administrativ të sfidojë ligjin, ngase ky është derivat i ligjit."Tanimë katrahura qeverisëse është bërë sistem i pashkruar qeverisës, por problemin e shoh te institucionet e drejtësisë, si nuk po reagojnë në asnjë rast kur janë 'peshqit e mëdhenj', pra me këtë drejtësi të kapur nga politika ditore ka pak shpresë për një shtet ligjor", theksoi ai. "Kjo dozë e lartë e korrupsionit po i kushton çdo ditë Kosovës, sepse aktorët kryesorë të Bashkimit Evropian e kanë bërë të qartë që me kontributin e taksapaguesve të tyre nuk mund të pasurohet politika kosovare, kështu që tani e tutje, derisa nuk do të ndiqen 'peshqit e mëdhenj' për korrupsion nuk do të kemi dritë të gjelbër nga Bashkimi Evropian", vijoi më tutje Kadriaj. 

 

(Kosova Sot)

13 orë e 17 minuta më parë
15/12/18