Humb 27 kile për gjashtë muaj, pa bërë ushtrime fare

  • 16 May 2018 - 19:17
Humb 27 kile për gjashtë muaj, pa bërë ushtrime fare

DONTE TË MARTOHEJ SË SHPEJTI

Çdo natë bënte shëtitje katër orë nëpër lagje

Një femër, e cila donte të martohej së shpejti, humbi më shumë se 27 kile dhe i forcoi muskujt e saj për gjashtë muaj, pa shkuar asnjëherë në palestër. Kaylene Vymola, 21 vjeçe, donte që të ishte në formë adekuate trupore për pushimet e ëndrrave të saj në Meksikë, në mënyrë që të dilte pa turp me bikini në plazh. Ajo thotë se hoqi nga menyja e saj ushqimet jo të shëndetshme dhe, përkundër që nuk i shkeli asnjëherë këmba në palestër, ato i shkelën në shumë vende të tjera, d.m.th. se ecte çdo ditë. 

Ajo kurrë nuk ka shkuar në palestër për të ushtruar

Çdo natë bënte shëtitje katër orë nëpër lagje. Derisa erdhi koha që ajo dhe i dashuri i saj, Alex Lo Monaco, të shkonin në Playa Del Carmen (Meksikë), gjashtë muaj më vonë, ajo tanimë kishte humbur 18 kile, duke humbur edhe rreth 10 kile pasi që u kthyen nga pushimi. Kalyene thotë se ndihej shumë mirë derisa ishte e veshur me bikini dhe sidomos i pëlqeu momenti kur i dashuri i saj, Alex, që është romantik i madh, ra në gjunjë dhe i propozoi martesë, transmeton "Kosova Sot Online". Tani, kjo femër që pret së shpejti të bëhet nuse, thotë se ndihet më e lumtur dhe më me vetëbesim sesa që është ndier ndonjëherë gjatë jetës së saj. Kur e pyesin cili është sekreti i saj, në lidhje me humbjen e kileve të tepërta, Kaylene nga Konektikati thotë se e tëra qëndron te ecja, meqë ajo kurrë nuk ka shkuar në palestër për të ushtruar. 

Kaylene dhe Alex mezi presin që të jetojnë bashkë

"Ecja deri në 15,000 hapa në ditë, apo rreth 10 km në ditë", thotë ajo, duke treguar se ecte edhe gjatë pauzës së ushqimit, në punë. mKaylene tregon se, përpos që ndihet më mirë, tani ka edhe më shumë energji dhe thotë se mund të ecë tërë natën, nuk lodhet fare. Por, ajo nuk lë pa përmend as ndryshimet që ka bërë në meny, duke larguar hamburgerët dhe çipsit, si dhe çdo gjë tjetër që mendonte se ishte ushqim jo i shëndetshëm. Kaylene dhe Alex mezi presin që të jetojnë bashkë, por martesën e kanë caktuar për dhjetor të vitit 2020.

(Kosova Sot)