Rrëfimi i gruas më të moshuar në botë: S'kam parë një ditë të bardhë në jetën time (Foto)

  • 17 May 2018 - 17:13
Rrëfimi i gruas më të moshuar në botë: S'kam parë një ditë të bardhë në jetën time (Foto)

Qeveria ruse ka deklaruar se ka gjetur gruan më të vjetër në rruzullin tokësor. Sipas tyre, ajo është 128 vjeçe dhe thotë se nuk ka parë asnjë ditë të bardhë në jetën e saj.

Nëse Koku Istambulova është me të vërtetë 127-128 vjeçe, kjo do të thotë se ka jetuar edhe gjatë mbretërimit të Carit Nichola II.

Ajo mund të ketë qenë rreth 55 vjeçe kur ka përfunduar Lufta II Botërore dhe 102 vjeçe kur mori fund Bashkimi Sovjetik, disa vite më parë.

Në pasaportën e saj shkruhet se ka lindur më 1 Qershor 1889.

E pyetur se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj, Koku, e cila është nga një fshat i humbur i Çeçenisë dhe thotë që muajin tjetër do të mbushë 129 vjeçe, thotë:

Shikoj njerëz që bëjnë sporte, hanë shëndetshëm, ruajnë format, por as që e kam idenë se si kam jetuar deri tani. S'kam pasur as një ditë të lumtur në jetë. Kam punuar gjithmonë fort, kam gërmuar tokën. Jam e lodhur. Jeta e gjatë nuk është një dhuratë nga Zoti, por dënim për mua".

Fqinjët tregojnë se 5 vite më parë, Koku humbi edhe vajzën e fundit që i kishte ngelur gjallë, Tamarën, e cila jetoi deri në moshën 104 vjeçare.

E moshuara nuk flet kurrë për tragjedinë që i ka ndodhur në familje, se si i humbi njëri pas tjetrit shumë fëmijë, përfshirë edhe të birin në moshën 6 vjeçare. Gruaja flet mirë, ushqehet mirë, të mban me muhabet, por sytë po e tradhtojnë.

Koku shprehet:

I mbijetova luftës civile ruse, pas revolucionit bolshevik, Luftës së Dytë Botërore, luftave në Çeçeni dhe tani jam shumë e bindur që nuk kam pasur aspak një jetë të lumtur. Më kujtohet kur tanket gjermane kalonin para shtëpisë sonë. Isha e frikësuar, por mundohesha të mos e shfaqja. Fshiheshim në shtëpi".

Zyrtarët thonë për moshën e saj se shumë dokumente kanë humbur gjatë Luftës së Dytë Çeçene, nga viti 1999 në vitin 2009. Sipas një zëdhënësi zyrtar, në Rusi karreth 37 persona që janë mbi 110 vjeç, e megjithatë, është shumë e vështirë të vërtetohet mosha e saktë e Kokut, pasi nuk ka dokumente që ta vërtetojnë.

'Image
'Image
'Image

 

(Kosova Sot)