“Shko në rrotë të së amës” – Sharje në mes Xhavit Halitit dhe Arben Gashit
Një përplasje verbale ka ndodhur në mes të kryesuesit të seancës së Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashit.
Derisa ky i fundit kërkonte fjalën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emirin.
Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, por dëgjohet edhe teksa i thotë “le të shkon në rrotë të samës”.
Atij iu ka kundërpërgjigjur kryesuesi Haliti, duke i thënë “qen bir qeni” dhe fjalë të tjera.
(Kosova Sot)