Tahiri: Qeveria Haradinaj votoi Ligjin për Prishtinën

  • 17 May 2018 - 18:37
Tahiri: Qeveria Haradinaj votoi Ligjin për Prishtinën

Kordinatori nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri ka komentuar votimin pro Ligjit për kryeqytetin.

“Nje projekt madhor i Qeverisë Haradinaj kaloi! Parlamenti i Kosovës, pas 10 viteve e votoi Ligjin për Kryeqytetin. Me këtë, Prishtina e fitoi statusin dhe identitetin e plotë, ndërkaq Kosova në shtetësinë e saj tani ka kryeqendër me plotë kuptimin e fjalës”, shkruan Tahiri në FB.

Kuvendi i Kosovës sapo ka miratuar projektligjin për kryeqytetin me 66 vota pro, nga gjithsej 67 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim.

 

(Kosova Sot)