Maxhuni:Paguhen me nga 2-3 mijë euro, kurse paga mesatare në Kosovë është 250 euro

  • 17 May 2018 - 19:48
Maxhuni:Paguhen me nga 2-3 mijë euro, kurse paga mesatare në Kosovë është 250 euro

Qytetari Abdyl Maxhuni tha për " Kosova Sot', se kjo laramani e pagave në institucione nuk është e logjikshme fare, sepse duhet që urgjentisht të bëhet nivelimi i pagave kudo sipas kualifikimit, përvojës së punës dhe niveli i pagave të paguhet në një institucion 2-3 mijë euro, kurse në institucionin tjetër kanë paga të ulëta. "Nëpër borde nuk e di se me çfarë logjike po paguhen me nga 2-3 mijë euro, kurse paga mesatare në Kosovë është 250 euro", u shpreh ai. Sipas Maxhunit, nga ana e Kuvendit të Kosovës duhet që të miratohet urgjentisht Ligji për pagat dhe më pas të bëhet nivelimi i pagave sipas përgatitjeve shkollore dhe aftësive menaxheriale.

 

 

(Kosova Sot)