E bën për ‘pesë pare’ Haradinajn: Turp për ju, Frashërin të cilin e krahasuat me serbët u plagos në Koshare që të shpëtoheni ju në Dukagjin

  • 12 June 2018 - 10:42
E bën për ‘pesë pare’ Haradinajn: Turp për ju, Frashërin të cilin e krahasuat me serbët u plagos në Koshare që të shpëtoheni ju në Dukagjin

Shqiptar Oseku, vëllai i Frashër Osekut, i arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ashpër ndaj Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit sot deklaroi se “Ne ndalëm Frashër Osekun para gruas e fëmijëve në Han të Elezit, e s'po  ndalim një grua në Prizren”.

“Per mua, kjo eshte deshmi se ju ndiheni i sigurt se jeni te paprekshem nga ligji. Por ata qe jane te paprekshem nga ligji jane hajdutet e mafiozet, zt. Haradinaj - mua me vjen keq qe ju silleni e shpreheni verbalisht jo si shef i shtetit, po si shef i Camorras. Veç mbajeni mend qe zullumi keputet prej se trashi, aq po ju them. Dhe qytetari i ketij vendi, ashtu si ju ngre, ashtu edhe ju perplas, kur ia bini shpirtin te fyti”, ka shkruar Oseku.

Ky është postimi i plotë:

"Ne ndalëm Frashër Osekun para gruas e fëmijëve në Han të Elezit, e s'po  ndalim një grua në Prizren" 

Kryeministri i Kosoves z. Haradinaj justifikon abuzimin e vet në Prizren me abuzimin e Frasher Osekut në Han të Elezit.

Kësaj në shqip i thonë të lash mut me shurrë, z. Haradinaj. Po ju flas shule shqip, ashtu qe ta kuptoje edhe nje lopë që i marrin kashtën: kjo fjale juaja ju implikon juve personalisht, si kryeminister, ne shkelje te procedurave ligjore qe ndodhen ne rastin e ndalimit te Frasherit. Une nuk e di me sa mend ne krye nje kryeminister i nje shteti fryhet me abuzime ligjore, keshtu si beni ju.

Per mua, kjo eshte deshmi se ju ndiheni i sigurt se jeni te paprekshem nga ligji. Por ata qe jane te paprekshem nga ligji jane hajdutet e mafiozet, zt. Haradinaj - mua me vjen keq qe ju silleni e shpreheni verbalisht jo si shef i shtetit, po si shef i Camorras. Veç mbajeni mend qe zullumi keputet prej se trashi, aq po ju them. Dhe qytetari i ketij vendi, ashtu si ju ngre, ashtu edhe ju perplas, kur ia bini shpirtin te fyti.

Perndryshe Frasheri, te cilin ju z. Haradinaj e pasket krahasuar pafytyresisht me zyrtar serb, eshte veteran i UÇK-se qe u plagos ne Koshare duke hapur rruge qe te shpetoheni ju ne Dukagjin. Ai ka sherbyer pas luftes direkt nen ju ne Baballoq, z. Haradinaj, dhe ju kete e dini fort mire.

Turp per ju, ky krahasim. Turp. Por ky nuk eshte as turpi juaj me i pare, as me i madhi. Harbutëria e haraçlive nuk njeh ndoshta turp as faqe te zeze.

#ikRamush

(Kosova Sot)