Gjenerali serb Llazareviq: Qindra ushtarë serbë kanë vdekur në luftë ballë për ballë me UÇK-në

  • 12 June 2018 - 14:02
Gjenerali serb Llazareviq: Qindra ushtarë serbë kanë vdekur në luftë ballë për ballë me UÇK-në

Ish gjenerali serb Vladimir Llazareviq, komandant i korpusit të Prishtinës i UJ gjatë kohës së ndërhyrjes së NATO më 1999, bëri publike humbjet që pësoi ushtria e tij nga 9 prilli deri në përfundim të luftës më 9 qershor kur është nënshkruar Marrëveshja e Kumanovës.

“Përpjekjet e inovazionit në 10-15 ditët fronti ishte i gjatë 15 kilometra dhe qëllimi ishte thyerja e kufirit nga drejtimi i Shqipërisë. Për këto beteja sot konsiderohet se janë zhvilluar vetëm rreth Koshares, ndonëse ky është një interpretim i ngushtë sepse fronti ishte shumë më i gjerë. Në fazën e parë , siç e quajtën Shigjeta 1, në prill të vitit 1999 ka ndodhur sulmi nga drejtimi i Shqipërisë drejt Gjakovës. Mirëpo nuk është arritur të hyjnë në thellësi të Kosovës. në luftën  ballë për ballë kanë vdekur rreth 100 ushtarë tanë, por kufiri është mbrojtur suksesshëm”, tha Llazareviq duke shtuar se pala tjetër ka pasur më shumë viktima. 

Ai thotë se faza e dytë e sulmit ka qenë më e fuqishme.

“E ashtuquajtura Shigjeta 2, që ka ndodhur nga fillimi i majit deri në fund të luftës është shtrirë rreth maleve të Pashtrikut. Kundërshtarët nuk kanë arritur të thyejnë rezistencën tonë dhe në fund janë detyruar të kërkojnë nga KB të fillojnë bisedimet. Në këtë fazën e dytë në përpjekje të ofensivës kanë vdekur 57 pjesëtarë të Korpusit të Prishtinës…Pala tjetër ka angazhuar për këtë sulm më shumë se dhjetar mijëra pjesëtarë…”, ka thënë Llazareviq. 

(Kosova Sot)