Neziraj:Shumica e bizneseve, të suksesshme vetëm në mënyra jashtëligjore - Lajme - Kosova Sot
Neziraj:Shumica e bizneseve, të suksesshme vetëm në mënyra jashtëligjore

Neziraj:Shumica e bizneseve, të suksesshme vetëm në mënyra jashtëligjore

Deputeti i dikurshëm i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, për "Kosova Sot" tha se është e qartë se shumica e bizneseve në vendin tonë kanë arritur të bëhen biznese të suksesshme vetëm në mënyra jashtëligjore, duke u ikur tatimeve, por edhe me fonde të dyshimta."Shumica e bizneseve të suksesshme në vendin tonë po t'u bëhet një auditim detal se prej cilës kohë kanë filluar të punojnë dhe me çfarë kapitali financiar kanë filluar shihet qartë se tani me çfarë pasurie posedojnë, do të dalë në shesh se krejt këtë pasuri dhe afarizimin e kanë bërë në forma joligjore", theksoi ai."Në vendin tonë pak biznese pas luftës kanë pasur mjete financiare të mjaftueshme për të zhvilluar biznese në forma të këtilla çfarë kemi sot. Nuk njeh historia në ekonomi që bizneset për një afat të shkurtër të arrijnë pasuri qindra milionëshe për afate çfarë i kanë arritur bizneset tona", ka potencuar Neziraj. "Nuk duhet ndonjë analizë e thellë të bëhet dhe të konkludohet se bizneset të caktuara, që kanë monopole dhe që janë të lidhura me njerëzit e fuqishëm të politikës, janë biznese të mëdha dhe që kanë krijuar asete milionëshe për afate shumë të shkurtra", vlerësoi ai. 

 

(Kosova Sot)

11 orë e 22 minuta më parë
17/12/18