10 vjeçari plagoset me fishekzjarre, helikopteri e çon me urgjencë në Tiranë

  • 13 June 2018 - 23:40
10 vjeçari plagoset me fishekzjarre, helikopteri e çon me urgjencë në Tiranë

Një fëmijë 10 vjeçar është plagosur këtë të mërkurë në mbrëmje në fshatin Telum të bashkisë së Vaut të Dejës përmes një fishekzjarreje.

Incidenti ka qenë mjaft i rëndë dhe është dashur thirrja e një helikopteri për të marrë vogëlushin, i cili tashmë është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

10 vjeçari është identifikuar si J.Zhuri. Mbetet e paqartë ende rrethana apo shkaku i plagosjes së të miturit.

 

(Kosova Sot)