Zjarrfikësit këmbëngulës, nuk largohen pa u ftuar në takim nga zyrtarët qeveritarë

  • 12 July 2018 - 10:56
Zjarrfikësit këmbëngulës, nuk largohen pa u ftuar në takim nga zyrtarët qeveritarë

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Muharrem Beka, kryetar i sindikatës së Zjarrfikësve ka thënë se kërkojnë që të realizohen kërkesat e tyre që janë të bazuara në ligje të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas tij, pakënaqësitë e zjarrfikësve janë akumuluar me vite mirëpo këta të fundit kanë heshtur për shkak të interesit të qytetarëve.

“Mosgatishmëria institucionale që ky shërbim të jetë funksional ka sjellë deri në këtë moment dhe kjo pritje e gjatë është sinjali më i mirë që zjarrfikësit sot juanë shumë këmbëngulës në kërkesat e tyre. Ne jemi këmbëngulës dhe nuk do të largohemi derisa nuk na ftojnë në ndonjë  takim. Kërkesat tona janë që një dekadë. Pakënaqësitë tona janë akumuluar me vite mirëpo për hir të humani tetit kemi toleruar kaq shumë shkelje dhe tani zjarrfikësit nuk janë në gjendje të durojnë më”, ka thënë Beka.

Ai ka shtuar se nuk do të largohen pa i ftuar dikush nga Qeveria për të folur për problemet  e tyre.

(Kosova Sot)