Donald Trump tronditë Britaninë e Madhe (Foto)

  • 12 July 2018 - 23:55
Donald Trump tronditë Britaninë e Madhe (Foto)

Presidenti amerikan i cili po qëndron në Londër ka tronditur këtë vend me deklaratat kundër udhëheqësve.

Në një intervistë për ‘The Sun’ e cila do të publikohet në numrin e nesërm të gazetës, Trump akuzon kryeministren Theresa May se po shkatërron daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Politika e May, gjithnjë sipas presidentit amerikan, ka pamundësuar mundësinë e marrëdhënieve të mira tregtare në mes të dy vendeve.

Trump nuk është ndalur me kaq.

Ai ka mbështetur ish-Ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i cili ditë më parë ofroi dorëheqjen pasi nuk pajtohet me planet e May lidhur me Brexit.

Sipas të parit të Amerikës, Boris do të duhej të udhëhiqte me ekzekutivin në Britani.

‘Boris do të ishte kryeministër i shkëlqyer”, citohet të ketë thënë Trump.

Kryeministrja May ende nuk ka prezantuar plan konkret për t’ia paraqitur BE’së lidhur me BREX’it.

Trump, dikur si kandidat republikan për president, kishte mbështetur referendumin për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

“Unë mendoj se Mbretëria e Bashkuar është më mirë jashtë BE’së. Ky është mendimi im personal dhe nuk është absolutisht një rekomandim. Unë e njoh shumë mirë Britaninë e Madhe dhe kam shumë investime atje. Thjesht dua që ata të vendosin vetë”, kishte thënë Trump.

Po Trump, vizita e të cilit në Londër u prit me protesta, mund të zhvillojë një takim me Johnson.

“Boris Johnson ishte mik i presidentit gjatë zgjedhjeve dhe ka një marrëdhënie të ngrohtë dhe të afërt me presidentin”, tha Woody Johnson, ambasadori amerikan në Londër, duke mos mohuar një takim të mundshëm.

Trump, në mbretërinë e Bashkuar po qëndron në një vizitë dy ditore gjatë të cilës do të takohet edhe me Mbretëreshën Elisabeth II.


 

Image

 

 

(Kosova Sot