Salihu: Zvarritja dhjetëvjeçare e projektit

  • 10 August 2018 - 12:16
Salihu: Zvarritja dhjetëvjeçare e projektit
 Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Salih Salihu (i pavarur), për gazetën "Kosova Sot" tha se që nga nisma e këtij projekti, që ka filluar tash e një dekadë, të gjitha qeveritë që kanë punuar në këtë projekt kanë qenë jotransparente dhe kanë punuar larg syve të qytetarëve, opinionit dhe shoqërisë civile. "Një projekt i tillë mendoj se që në start të miratimit të tij nga qeveria aktuale ka qenë i gabuar, sepse si i tillë ky projekt me një kosto prej më shumë se 1 miliard e 500 milionë euro, kur do të përfundonte me kapacitetet e tija prodhuese prej vetëm 600 MGW, nuk do ta zgjidhte për një kohë të gjatë problemin e furnizimit stabil me energji elektrike në Kosovë dhe si i tillë konsideroj se ka qenë një projekt i dështuar", u shpreh ai."Unë nuk i di saktësisht arsyet se përse dhe a është tërhequr Banka Botërore nga ky projekt, por unë e jap vlerësimin tim se një projekt i tillë ka qenë i gabuar dhe ende mendoj njësoj se edhe po u vazhdua me këtë projekt qeveria e ka përkrahjen e një projekti që nuk e zgjedh problemin e energjisë elektrike në Kosovë", ka potencuar Salihi.