Protestës në Gjakovë i prin familja e Valbonës: Duam drejtësi për nënën dhe motrën tonë

  • 10 August 2018 - 12:27
Protestës në Gjakovë i prin familja e Valbonës: Duam drejtësi për nënën dhe motrën tonë

Shoqëria civile e Gjakovës, në përkrahje nga Rrjeti i Grave të Kosovës, në orën 11:00 ka filluar protestën nga parku i qytetit të Gjakovës deri te Çarshia e vogël për të kundërshtuar vrasjen e gruas 40-vjeçare dhe vajzës së saj në Brekoc të Gjakovës.

Protestës po i prin familja e viktimës së bashku me fëmijët e saj, të cilët kanë veshur bluza me mbishkrimet “duam drejtësi për nënën dhe motrën tonë”.

Me parullat “Mos shfajësoni fajtorët”, dhe “Reagoni me kohë”, për shkak të mosreagimit të Policisë me këtë rast.

“Mos na vrisni nënat”, “Duam përgjegjësi” ishin disa nga thirrjet e protestuesve sot në Gjakovë.

Para disa ditësh Pjetër Nrecaj privoi nga jeta bashkëshorten e tij Valbona Marku – Nrecaj, dhe të bijën e tij nëntëvjeçare.

 

Image

 


(Kosova Sot)