Basha në takim lamtumirës me Donald Lu

  • 14 September 2018 - 15:26
Basha në takim lamtumirës me Donald Lu

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka pritur të premten në një takim lamtumire ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

“Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, shkroi Basha në Twitter.

Një ditë më parë, Lu ka zhvilluar takime lamtumire edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

 

(Kosova Sot)