Geci përsëri i reagon Thaçit, i përmend vrasjet me rend

  • 05 October 2018 - 22:17
Geci përsëri i reagon Thaçit, i përmend vrasjet me rend
Nebih Geci flet për shumë vrasje

Vëllai i Gani Gecit, Nebihu, përsëri ka vazhduar me kritika të ashpëra ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit,

Nebih Geci thotë se Thaçi që 20 vite secilit njeri që i rrinte afër ose i keqpërdorte ose i tradhtonte, por disa sipas tij, edhe i vriste.

Këto kritika, Geci i bëri pas vizitës ku presidenti Thaçi në Drenicë, konkretisht në varrezat e Marinës, që u varrosën 157 heronj.

“Sot po tenton të i nxjerr nga varri, rrugët e ti tani janë ngushtuar dhe gjithë çka i bije në mendje tenton të e keqperdorë në formen e intrigusit të llojt të një vazali (koriri) të politikave sllaviste duke e shfrytëzuar momentin edhe të rënve për liri, duke dashur të tregon se kam qenë luftëtar i "Lirisë"nga betejat e profiterit dhe sharlatanit vllavrasës, duke shkruar komunikata gjatë luftës për të i shantazhuar familjet më të ndritura të kombit tonë, duke i vrarë njerëzit më jetik të kombit, kolonelët, komandantët, politikanët, profesorët, doktor shekncash e deri te njerëzit e thjeshtë që e deshtën lirinë e vendit tonë pa hile, tani po luan me figurat emblematike kombëtare duke keqpërdorur foltoret e shtetit për të ju hedhur pluhur syve të verbërve por jo atyre që kanë sy dhe mendje të shendoshë, ky qe krajlitë i kishte në shpirt dhe sot po i mbronë me fanatizëm për të u a kthyer tokat tona që të parët tanë e lanë me gjak çdo pllëmb toke të këtij vendi”, shkruan Geci.

Lexojeni postimin e plotë:

I poshtruari mbetet i tillë!

Për arsye gjenetike që 20 vite e keqpërdori çdo njeri që i rrinte afer, sa herë ju duheshin i keqpërdorte dhe sa herë ju duheshin për ambiciet e ti i tradhtonte dhe një pjesë nga ata edhe i vriste.

Sot po tenton të i nxjerr nga varri, rrugët e ti tani janë ngushtuar dhe gjithë çka i bije në mendje tenton të e keqperdorë në formen e intrigusit të llojt të një vazali (koriri) të politikave sllaviste duke e shfrytëzuar momentin edhe të rënve për liri, duke dashur të tregon se kam qenë luftëtar i "Lirisë"nga betejat e profiterit dhe sharlatanit vllavrasës, duke shkruar komunikata gjatë luftës për të i shantazhuar familjet më të ndritura të kombit tonë, duke i vrarë njerëzit më jetik të kombit, kolonelët, komandantët, politikanët, profesorët, doktor shekncash e deri te njerëzit e thjeshtë që e deshtën lirinë e vendit tonë pa hile, tani po luan me figurat emblematike kombëtare duke keqpërdorur foltoret e shtetit për të ju hedhur pluhur syve të verbërve por jo atyre që kanë sy dhe mendje të shendoshë, ky qe krajlitë i kishte në shpirt dhe sot po i mbronë me fanatizëm për të u a kthyer tokat tona që të parët tanë e lanë me gjak çdo pllëmb toke të këtij vendi.

Mos harro se edhe shumë si ti e kanë provuar të na e fëlliqin intentitetin tonë kombëtar por kanë përfunduar me titullin tradhtar i kombit.

Një fjalë e urtë popullore thotë: Kullote mirë se s’ka behane e lanë vet me murricen tane.

 

 

(Kosova Sot)