Nis takimi Thaçi-Vuçiq në Bruksel

  • 08 November 2018 - 19:42
Nis takimi Thaçi-Vuçiq në Bruksel

Pas përfundimit të takimeve të ndara në Bruksel, sapo ka filluar takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim i cili ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është i treti i ditës së sotme në kuadër të dialogut të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.

Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE’së, Federica Mogherini, ka thënë se në këtë takim u bisedua për përshpejtimin e çështjes së arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

“Me Mogherinin u pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Një ditë më parë, në një intervistë për mediat në Kosovë, Thaçi ka thënë se me më dëshirë do të dialogonte me një dreq, se me presidentin serb, duke përsëritur se takimet e tilla janë të vështira.

 

(Kosova Sot)