Thaçi transmetoi LIVE në Facebook konferencën e Vuçiqit, pastaj e fshiu

  • 08 November 2018 - 21:21
Thaçi transmetoi LIVE në Facebook konferencën e Vuçiqit, pastaj e fshiu

Presidenti i Kosovës ka transmetuar LIVE në llogarinë e tij në Facebook konferencën e homologut të tij serb pas takimit në Bruksel.

Pak minuta pasi filloi transmetimi në faqen zyrtare të presidentit ajo u ndërpre.

Më pas nga kjo faqe u fshi tërësisht postimi ku kishte filluar transmetimi.

Image

 

Presidenti Thaçi gjatë ditës ka takuar në Bruksel presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky dialog po udhëhiqet nga përfaqësuesja e lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini.

 

(Kosova Sot)