Ish-anëtari i SHIK-ut, paralajmëron rrezikun e madh për Mitrovicën: Ka një apel për ROSU-në

  • 30 November 2018 - 10:40
Ish-anëtari i SHIK-ut, paralajmëron rrezikun e madh për Mitrovicën: Ka një apel për ROSU-në

Ish-anëtari i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe TMK-së, Naim Miftari, ka paralajmërur për rrezikun që mund të shkaktohet në Mitrovicë.

Miftari tregon skenarin se si ndodhi ndarja e Sarajevës nga Serbia, skenar ky që mundet me ndodh me Mitrovicën.

Miftari paralajmëron edhe njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU-në, se çka mund të ndodh në Mitrovicë.

Sipas tij, në Mitrovicë mund të përballen me vrasës profesionist, ruso-serb të armatosur deri në “dhëmbë”.

Ja shkrimi i plotë i Naim Miftarit:

A do të përfundon Mitrovica sikurse Sarajeva?

Qeveria e jonë, e sidomos policia e Kosovës duhet të kanë, kujdes nga lajkat e Vuçiqit se demonstratat e serbëve do të janë paqësore, nëse arrijnë të ju bëjnë juve fajtor (Kosovën) ata se kanë fare problem të vrasin civil demonstrues të vet serb për tu fajësua Kosova.

Mos harrojmë ngjashëm me  01-03- 1992 në  Sarajevë, serbët kishin shfrytëzuar një dasmë, dhe kishin përdor armë, snajper për të filluar pastaj zbatimin e pushtimit të Bosnjës.

Skenar real ku pjesëtar të ROSU do jenë cak kryesor pastaj i sulmeve të koordinuara nga Beogradi kinse si hakmarrje e popullatës serbe kundër policisë së Kosovës, kini kujdes pasi atje nuk dot përballeni me amator apo me skeçe humoristike si aj me Marko Gjuriçin por do përballeni me vrasës profesionist Serbo_Rus të armatosur shumë ma mirë sesa RSU e jonë e cila fatkeqësisht, dorën në zemër të jam real nuk kanë asnjë shans mbijetese në përballje të tilla në veri ku kundërshtar do kenë edhe pjesëtarë special të Brigadës 63 parashutiste Serbe.

(Kosova Sot)