Bytyqi: Kosova ka nevojë për modelin e arsimit gjerman

  • 06 December 2018 - 17:26
Bytyqi: Kosova ka nevojë për modelin e arsimit gjerman

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi njofton se bashkë edhe me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kanë takuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Kristian Heldt dhe udhëheqësin e projektit CDBE të GIZ Boris Scharlowski më të cilët kanë biseduar për zhvillimet në arsim.

Bytyqi ka bërë ditur se në këtë takim u theksua rëndësia e krijimit të shkollave kampione sipas modelit gjerman.

 

Postimi i Bytyqit:

Bashkë me kryeministrin Haradinaj, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Kristian Heldt, si dhe udhëheqësin e projektit CDBE të GIZ, z Boris Scharlowski , zhvilluan një takim të përbashkët, ku biseduam për zhvillimet në arsim, prioritet në këtë sektor si dhe bashkëpunimin me GIZ –in, në realizimin e objektivave.

U theksua nevoja e angazhimit permanent të të gjithë faktorëve në përmirësimin e arsimit, rëndësinë e krijimit të shkollave kampione sipas modelit gjerman, menaxhimi i shkollave, gjithëpërfshirja dhe përmirësimi i rolit të mentorëve, me qëllim që të kemi një diplomë të konkurrueshme me shtetet e BE-së.

Bashkë me kryeministrin falënderuam ambasadorin Heldt dhe z. Scharloëski për kontributin e shtetit gjerman dhe organizatës GIZ, në ngritjen e cilësisë së arsimit, si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.

 

(Kosova Sot)