Halimi: Situata po del jashtë kontrollit - Lajme - Kosova Sot
Halimi: Situata po del jashtë kontrollit

Halimi: Situata po del jashtë kontrollit

Ndërsa, eksperti i ekonomisë Sejdi Halimi, për gazetën " Kosova Sot", thotë se nuk ka më asnjë dyshim se Qeveria nuk po arrin të mbajë tregun nën kontroll, kurse tregtarët e në veçanti ata që janë shumë të afërt me pushtetarët dhe të njëjtët po e keqpërdorin situatën për përfitime. "Prandaj, Qeveria duhet që të intervenojë në raste të tilla, duke futur në treg, nëse është nevoja, nga rezervat e shtetit. Sepse, tash ka pasur rritje veçanërisht të çmimit të sheqerit dhe disa artikujve të tjerë. E tërë e keqja është se tregu i Kosovës ka pasur stoqe me rezerva të mjaftueshme dhe kemi pasur një treg me furnizime të vjetra, por tregtarët e kanë keqpërdorur situatën dhe i kanë ngritur çmimet", theksoi ai.

 

(Kosova Sot)

7 orë e 15 minuta më parë
16/12/18