E dhimbshme: Momenti kur emigranti kalon djalin 8-muajsh poshtë murit të SHBA-ve

  • 10 December 2018 - 09:16
E dhimbshme: Momenti kur emigranti kalon djalin 8-muajsh poshtë murit të SHBA-ve

Një emigrant, që synon Amerikën, është fotografuar teksa kalon të birin 8-muajsh poshtë një muri ndarës në kufi. Ai është pjesë e një karvani të madh emigrantësh që duan të kërkojnë azil në SHBA.

22-vjeçari, Joel Mendez, e ka kaluar të voglin e tij, Daniel, poshtë një grope të krijuar nga muri, në mënyrë që ta marrë e ëma, në krahun tjetër.

Pamjet janë fotografuar në Meksikë dhe e para që u zvarrit poshtë murit ishte nëna e fëmijës, Yesenia Martinez.

 

Djali i vogël, i cili duket i qeshur pasi nuk e di akoma se ç’bëhet me botën, po pinte nga shishja e tij e qumështit ndërkohë qe e ëma kalonte kufirin. Kur ajo kaloi e sigurt në anën tjetër, Joel futi poshtë murit edhe djalin e vogël.

Vetë babai i fëmijës qëndroi në Tijuana për të punuar, pasi druhet se nëse kalon kufirin e pret menjëherë deportimi.

Joel dhe bashkëshortja e tij janë pjesë e numrit të madh të emigrantëve nga Amerika Qendrore, të cilët kanë mbetur rrugëve në përpjeke të dëshpëruara për të hyrë në SHBA, ku i pret ndoshta një jetë më e mire.

 

(Kosova Sot)