Ish-kryetari i Nissan akuzohet për mashtrim financiar

  • 10 December 2018 - 09:23
Ish-kryetari i Nissan akuzohet për mashtrim financiar

Prokurorët japonezë kanë akuzuar ish-kryetarin e Nissan, Carlos Ghosn, për mashtrim financiar, raportojnë mediat në Japoni.

Ai ishte arrestuar në nëntor me akuzat se kishte raportuar pagë më të vogël dhe se ka përdorur asetet e kompanisë për nevoja personale.

Ghosn që ka drejtuar aleancën e Renault, Nissan dhe Mitsubishi i ka mohuar akuzat paraprakisht.

Mediat raportojnë se ai mund të riarrestohet me aktakuzën e dytë.

 

(Kosova Sot)