Veseli sot në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë

  • 10 December 2018 - 09:39
Veseli sot në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të qëndrojë sot në Uashington.

Ai do të ketë aty takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Veseli pritet të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, pastaj në Pentagon si dhe në Kongres.

Vizitën e tij në ShBA ai e ka nisur duke qëndruar në Iowa ku ka takuar drejtues të Gardës Kombëtare të Iowa-s nga të cilët ka marrë përkrahje për ushtrinë.

Ai ka qëndruar edhe në New York ku do të këtë takime me komunitetin shqiptar.

Vizita e Veselit në SHBA vjen në një kohë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind.

 

(Kosova Sot)