"Shqiptarët po armatosen", kështu raportuan mediat serbe për automjetet ushtarake të ardhura nga SHBA-ja

  • 10 December 2018 - 09:51

Ardhja e makinave ushtarake nga SHBA-ja në Kosovë është bërë lajm edhe në mediat serbe.

"24 automjete ushtarake arrijnë nga SHBA në Kosovë", është titulli i pjesës më të madhe të mediave, të cilat raportojnë duke treguar për arritjen e automjet.

Por, ka edhe portale nacionaliste të cilave u ka "dhembur" ky furnizim.

"Situata po tensionohet. Në Kosovë kanë arritur mjetet e blinduara nga Amerika. 14 dhjetori është data kur serbët tmerrohen e shqiptarët po armatosen", shkruan Alo.

?(Kosova Sot)