Komuna e Prishtinës paralajmëron gjoba për djegien e kontejnerëve

  • 10 December 2018 - 10:11
Komuna e Prishtinës paralajmëron gjoba për djegien e kontejnerëve

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje bizneseve dhe amvisërive që mbetjet e djegieve (hirin), të mos e hedhin në kontejnerët e plastikës, për shkak të dëmeve që po shkaktohen vazhdimisht.

“Mbetjet e djegieve, vetëm pasi të ftohen,duhet të hudhen në thasë të plastikës, dhe të vendosen pranë kontejnerëve.Kompania “Pastrimi”, do ta bëjë largimin e tyre”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje ështështuar se djegia e kontejnerëve përveç që po shkakton dëme materiale, paraqet rrezik edhe për mjedisin përreth.

Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të mbikëqyrin këtë proces, dhe kudo që e identifikojnë shkaktarin do të shqiptojnë gjoba.

(Kosova Sot)