Hertica: Nga menaxheri i një kafeneje, në krye të ministrisë së shëndetësisë

  • 10 December 2018 - 14:15
Hertica: Nga menaxheri i një kafeneje, në krye të ministrisë së shëndetësisë

 Analisti Ali Hertica për gazetën "Kosova Sot" thotë se koha po tregon se me gjithë premtimet e tija se do ta rregullojë furnizimin me barna esenciale në klinikat e QKUK-së, fjalët e ministrit Uran Ismajli na dolën të jenë gënjeshtrat të radhës."Kjo ngase pacientëve u duhet që të paguajnë nga xhepi i tyre shumicën e barnave, sidomos këtë duhet që ta bëjnë pacientët që janë me sëmundje kronike dhe sëmundje të rënda sikurse që e provova edhe unë vetë me bashkëshorten time kohë më parë në Klinikën e Gjinekologjisë".

Sipas Herticës, aspak nuk duhet që të çuditemi se përse e kemi këtë gjendje aq të rëndë në shëndetësinë kosovare dhe përse edhe ministri Uran Ismajli ka dështuar tërësisht në sektorin e shëndetësisë.

"Kjo ngase në krye të kësaj ministrie është vendosur një i ri që deri dje maksimumi nga punët që i ka bërë ka qenë menaxhimi i një kafeneje, andaj nuk po arrin për të ndryshuar gjendjen në shëndetësinë kosovare, ngase nuk po arrin që të tregojë asnjë aftësi në menaxhimin e situatë së rëndë në këtë ministri", është shprehur ai. "E keqja më e madhe është se as ministri Ismajli nuk i ka siguruar barnat e listës esenciale që nuk kanë ndryshuar që nga viti 2012, madje aq më tepër ky revidim nuk është bërë kur dihet se në treg kanë ndryshuar llojet e ilaçeve për trajtimin e sëmundjeve, në institucionet publike shëndetësore furnizim me barna ndër vite ka mbetur pothuajse i njëjtë, pasi që këtë çështje e kanë rregulluar dhe e rregullojnë mafia e nëntokës kriminale", është shprehur ai. sipas Herticës, kjo edhe është arsyeja se përse edhe ministri Uran Ismajli ka dështuar tërësisht në sektorin e shëndetësisë dhe për pasojë e kemi këtë gjendje të mjerë në shëndetësinë tonë, edhe pse këtë vit është rritur buxheti dhe totali për një vit llogaritet të jetë një buxhet prej 30 milionë eurosh

(Kosova Sot)