‘Ata janë thjesht shënjestra’: Snajperja që u shpall mbretëreshë bukurie

  • 10 December 2018 - 14:42
‘Ata janë thjesht shënjestra’: Snajperja që u shpall mbretëreshë bukurie

Një jetime, e cila u bë snajpere që kur ishte adoleshente në konfliktin e përgjakshëm në lindje të Ukrainës, ka fituar një konkurs bukurie.

Olga Shishkina, 21 vjeç, doli vullnetare për të luftuar me forcat pro-Putin në Ukrainë.

Fillimisht e pati të vështirë, për shkak se njerëzit dyshonin se ajo ishte spiune e Ukrainës.

Por më pas u bë një prej rebeleve më vrastare, pasi qëllonte shënjestrat e saj nga një distancë prej mbi 1 kilometër.

Duke folur për herë të parë për mediat, ajo tha se nuk vret njerëz.

“Për ne, snajperët, ata nuk janë njerëz. Ata janë thjesht shënjestra. Unë qëlloj shënjestra të gjalla dhe madje shpesh. Ata janë armiqtë. Nuk mendoj për ata që vras”.

“Nuk mendoj se ata mund të kenë fëmijë apo familje. Kjo është luftë. Kjo është më e lehtë për mua që të jetoj”.

“Nuk më vjen turp për veten. Nuk vras civilë”.

Ajo lufton për të ashtuquajturën Republika Popullore e Donjeckut, një rajon në Ukrainë që mbështetet nga Rusia.

Tani ajo planifikon që të martohet me një person që e ka njohur në frontin e luftimeve.

 
sn1sn1sn2sn3sn4sn5sn6sn7sn8sn9
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

(Kosova Sot)