Kelmendi: Ministri dhe ministrat nuk e kanë Kuvendin 'punëdhënës', por bosët partiakë

  • 10 December 2018 - 15:04
Kelmendi: Ministri dhe ministrat nuk e kanë Kuvendin 'punëdhënës', por bosët partiakë

Analisti Ibrahim Kelmendi për gazetën "Kosova Sot" thotë se duhet të shprehë diç që nuk është populiste, meqë me trup jetojmë në kapitalizëm e me mend në socializëm. "Nuk e di konkretisht pse e si nuk po furnizohemi me barna nga 'lista esenciale', por di që nuk jemi keq si në Amerikë pa listë - 'listë esenciale'. Nëse nuk kanë të holla, e nuk kanë, prandaj nuk kanë sigurim shëndetësor privat, nuk kanë i laçe. Nuk jemi as si në Indi që është superfuqi atomike. Nëse vërtet i kemi të hollat me bollëk e nuk po sigurohen, duhet të revoltohemi. Por, nuk më besohet se i kemi.

Pastaj pasojnë korrupsioni, që bie shumë në sy kur je shtet i varfër dhe e vuajmë rëndë", është shprehur ai. Tutje ka shtuar: Ata të ministrisë u bëfshin për ilaçe e mos paçin me i ble, nëse i kanë të hollat e i zvarrisin kontratat për të blerë ilaçe Përse nuk i blejnë vetë, në firma që i prodhojnë ato, por i blejnë nga tregtarët ndërmjetësues?! Kuvendi nuk e ushtron dot pushtetin e tij, kur koalicioni qeveritar nuk është legjitim, e megjithatë qeveris. Prandaj ministri dhe ministrat nuk e kanë Kuvendin 'punëdhënës', por bosët partiakë, që janë kuisling të Serbisë, sepse me votat e 9 deputetëve çetnikë serbë kanë mund të krijojnë koalicion qeveritar", është shprehur ai.

 

Lexo edhe këtë: Shëndetësia në mjerim, pacientët hallexhinj i blejnë vetë barnat

 

 

 

(Kosova Sot)